Efektivët e Tiranës kanë vënë në pranga 4 shtetas të dënuar për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Klodian Duro, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë dënuar me 5 vite burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sakaq bëhet me dije se në 2025, 41-vjeçari ka shitur doza Kokaine, përmes një automjeti me shërbim taksi, të cilin e drejtonte në mënyrë të parregullt.
Po ashtu thuhet se në pranga kanë rënë shtetasit K. D., 27 vjeç, M. C., 22 vjeç dhe M. K., 30 vjeç, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Treshja në fjalë, ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, pasi akuzohen se për shitje të lëndëve narkotike, në doza, në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.
Siç raportuam dhe ne pak më parë në pranga kanë rënë shtetasit Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Të tre dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Momenti i arrestimit të katër personave që akuzohen për shitje të lëndëve narkotike:

