Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin, Edmond Shkoza, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e rezervuarit në Mal-Milot.
Shkoza pretendon se rezervuari ndodhet në kushte të këqija higjieno-sanitare dhe strukturore, ndërsa shprehet se në këtë objekt nuk është kryer asnjë investim dhe nuk është hartuar asnjë projekt.
“Ky është rezervuari në Mal-Milot, në kushtet skandaloze higjieno-sanitare dhe strukturore. Asnjë investim nuk është bërë, asnjë projekt nuk është hartuar”, shkruan Shkoza.
Në vijim, ai kritikon Bashkinë Kurbin, duke e akuzuar se aktiviteti i saj është i fokusuar në propagandë.
© SYRI.net
Zhupa: Kushtetuta kërkon të dëgjohen komunitetet për reformën qytetare, ju i injoroni dhe shikoni interesin politik
GJEDNJ tjetër ‘shuplakë’ drejtësisë: Shqipëria shkeli nenin 7 në çështjen ‘Daci’
‘Bashkitë nuk janë zhargavina në hartë’/ Rira: Reforma do shkretojë zonat rurale dhe do të nxisë emigrimin