SYRI TV/ Shqipëria me konsumin më të ulët të energjisë, por kostot e jetesës mbeten të larta

14:14, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria rezulton ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë në Europë, por shpenzimet për banesën rëndojnë gjithnjë e më shumë në xhepat e familjeve shqiptare. Të dhënat e Eurostat tregojnë se konsumi për banor është më pak se gjysma e mesatares europiane, ndërsa kostot për energjinë, ujin, karburantet dhe qiranë mbeten një barrë e rëndë për buxhetet familjare.

SYRI TV

Shqipëria rezulton ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë në familje për banor në Europë. Konsumi final i energjisë në familje ishte 220 kilogramë ekuivalent nafte për banor, shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 507 kg, treguan të dhënat e Eurostat për 2024-ën.

Me këtë nivel sipas Monitor, Shqipëria renditet ndër vendet me konsumin më të ulët në Europë, duke lënë pas vetëm Maltën. Konsumi shqiptar ishte më pak se gjysma e mesatares së BE-së dhe dukshëm më i ulët edhe se vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Të dhënat e brendshme e shpjegojnë këtë renditje me mënyrën e ngrohjes së banesave në Shqipëri. Përdorimi i druve, qymyrit dhe materialeve të tjera të ngurta mbetet shumë i përhapur si burim kryesor ngrohjeje në disa qarqe, ndërsa në zona të tjera përdorimi i energjisë elektrike është më i lartë. Një studim mbi varfërinë energjetike në Shqipëri, ka treguar gjithashtu se sobat individuale janë sistemi më i zakonshëm i ngrohjes, ndërsa një pjesë e familjeve nuk kanë fare sistem ngrohjeje, duke bërë që konsumi për banor mbetet i ulët, sidomos krahasuar me vendet europiane ku ngrohja e banesave është e bazuar të gazi i lëngshëm. Po ashtu, Shqipëria ende nuk ka projekt për gazifikimin e vendit dhe një pjesë e madhe e konsumatorëve sidomos familjeve nuk arrijnë të ngrohin banesën me asnjë lloj energjie gjatë periudhës së dimrit.

Por, pavarësisht se Shqipëria rezulton ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë në familje dhe ndjeshëm nën mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për banesën, ku përfshihen energjia elektrike, uji, karburantet dhe qiraja, mbeten një barrë e konsiderueshme duke rënduar gjithnjë e më tepoër në buxhetet e familjeve shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco