Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës rrëfen transformimin që administrata e drejtuar prej tij ka bërë për shkollat, kopshtet dhe çerdhet, si dhe nënvizon se do ta mbajë premtimin për të realizuar edhe projektin e ushqimit falas në shkollat e kryeqytetit. ‘Çdo shkollë e ndërtuar është një zotim ndaj familjeve të këtij qyteti. Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë, por këtë premtim do ta mbaj, sado të duan të më largojnë nga qyteti im dhe i juaji. Tirana është nderi i jetës sime. Për t’ia shpërblyer këtë nder, do të vazhdoj të punoj edhe nga qelia ku më kanë mbyllur.’