web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Adnand Kosovës/ GJEDNJ: Vendimi nuk ishte proporcional

6 Tetor 2026, 14:33, Aktualitet CNA

Shkarkimi i Adnand Kosovës/ GJEDNJ: Vendimi nuk ishte proporcional

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka evidentuar shkelje të nenit 8 të Konventës në çështjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Adnand Kosovës, duke vlerësuar se shkarkimi i tij nuk ishte proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura.

Sipas vendimit të GJEDNJ, duhet të rihapen procedurat e verifikimit për figurën e Adnand Kosovës.

Adnand Kosova u shkarkua nga detyra më 13 mars 2020, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Vendimi ndryshoi konfirmimin që kishte dhënë KPK në vitin 2018./ CNA





Lajmet e fundit nga