E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH sqaron si do të bëhet qarkullimi i mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të kryhen punime për pastrimin e mureve dhe pajisjeve në Tunelin e Krrabës, duke sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve.

Punimet do të nisin të mërkurën, 7 tetor, dhe do të zgjasin për një periudhë maksimale prej 20 ditësh. Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Reklamë

ARRSH:

🚧 NJOFTIM PËR QARKULLIMIN NË TUNELIN E KRRABËS

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka planifikuar kryerjen e punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës. 🗓️ Duke filluar nga e mërkura, 7 tetor, për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet. 🔹 Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë, ndërsa tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet. 🔹 Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion. 👮‍♂️ Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit, në objekt do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të ditës pasardhëse.

🙏 ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe i fton ata të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë kësaj periudhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.