MAGAZINË /

Forma e dobët e 'madrilenëve' dhe taktikat e Mourinhos, Modriç: Vetëm fillimi, do rikthehen

Kroati shprehu besim të plotë tek taktikat e Mourinhos dhe tha se është vetëm fillimi.

Shkruar nga Versus

Forma e dobët e 'madrilenëve' dhe taktikat e Mourinhos,

Luka Modric e ka komentuar situatën e vështirë të Real Madridit, që aktualisht ndodhet gjashtë pikë prapa Barcelonës në La Liga. Mesfushori kroat, tashmë pjesë e Milanit, nuk beson se duhet të ketë arsye për alarm.

“Reali në vështirësi? Është vetëm fillimi”, ka thënë Modrić, duke e shprehur besim të plotë te puna e trajnerit José Mourinho.

“Me Mourinhon, Reali e ka një skuadër fantastike, e cila është gati të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon. Nuk ka nevojë të shqetësoheni apo të mendoni se gjithçka ka përfunduar vetëm sepse Barcelona është gjashtë pikë përpara”, ka deklaruar kroati.

Sipas Modricit, madrilenët i kanë cilësinë e nevojshme për ta përmbysur diferencën dhe për ta fituar titullin e La Ligës.

Reali do të rikthehet në fushë të shtunën, pas pushimit të kombëtareve, kur do të përballet me Villarrealin, me synimin për të nisur rikthimin në garën për kreun.

Poll