AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Strasburgu i hap rrugën drejt rikthimit në detyrë prokurorit Adnan Kosova

Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin e vetingut të prokurorit Adnan Kosova, duke e cilësuar shkarkimin joproporcional. Vendimi lë të hapur rrugën për rikryerjen e rivlerësimit kalimtar.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
22 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
gjykata
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ, në procesin e vetingut të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova. Gjykata e Strasburgut ka arritur në përfundimin se shkarkimi i prokurorit Kosova ka qenë joproporcional me qëllimet legjitime të reformës në drejtësi. Sipas GJEDNJ-së, është cënuar e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare, parashikuar në nenin 8 të KEDNJ-së.

Kosova u konfirmua fillimisht në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Kolegji e shkarkoi atë me shumicë votash më 13 mars të vitit 2020, pas një karriere 34 vjeçare. Trupa gjykuese e KPA u nda në lidhje me peshën e provave të ofruara nga Kosova për burimin e blerjes së një apartamenti në Tiranë në vitin 1998 me vlerë 2.6 milionë lekë.

Problemi i evidentuar prej shumicës ishte fakti se në kontratën për shitjen e apartamentit në Korçë shënohej çmimi i shitjes prej 1 milionë lekësh dhe nuk ishte përmendur një kapar prej 1.5 milionë lekësh, të cilin Kosova shpjegoi se e kishte marrë para se të dorëzonte banesën e mëparshme tek blerësi dhe përpara se të blinte apartamentin tjetër në kryeqytet.

Sipas tre anëtarëve të KPA-së, Kosova nuk kishte arritur të provonte marrjen e kaparit prej 1.5 milionë lekëve dhe për rrjedhojë nuk vërtetohej origjina e ligjshme e kësaj shume që ishte paguar në vitin 1998 për blerjen e apartamentit në kryeqytet. Bazuar në këtë konkluzion, u caktua masa e shkarkimit.

Dy gjyqtarët e KPA-së në pakicë konstatuan se sipas legjislacionit, një marrëveshje paradhënieje nuk duhej të bëhej domosdoshmërisht me shkrim dhe se qëllimi i saj ishte garantimi i lidhjes së një kontrate shitjeje në një moment të mëvonshëm. Ata vlerësuan se deklarimi parë i Kosovës se, e kishte shitur apartamentin në Korçë për një total prej 2.5 milionë lekësh përbënte një provë të rëndësishme, si dhe ishte në përputhje me deklaratën e vetingut e parashtrmet e tij gjatë procesit të rivlerësimit. Pasi morën në konsideratë të gjitha provat në tërësi, dy gjyqtarët në pakicë të KPA-së konstatuan se nuk kishte arsye për të rrëzuar vendimin e KPK-së për konfirmimin e Kosovës.

KPA-ja mbajti një qëndrim të kundërt. Ajo u mbështet kryesisht në kontratën e shitjes së vitit 2002 dhe konstatoi se kërkuesi nuk kishte provuar me dokumente zyrtare marrjen e paradhënies prej 1.5 milionë lekësh. Për këtë arsye, KPA-ja e vlerësoi negativisht në kriterin e pasurisë dhe e shkarkoi nga detyra.

Mënyra se si shumica e trupës së KPA-së ka vlerësuar provat, është një prej elementëve që i është nënshtruar kritikës së GJEDNJ-së, që e cilësoi qasjen si tepër formaliste. Strasburgu vë në dukje se kontrata e shitjes është trajtuar prej shumicës si pothuajse e vetmja provë e besueshme, duke mos e peshuar atë me provat e tjera të lidhura.

Konstatohet në veçanti, shpërfillja që i është bërë deklaratës së parë të pasurisë së vitit 2003, që ka rezultuar në përputhje me deklaratën e vetingut, si dhe faktin se sipas ligjit civil shqiptar, për një marrëveshje paradhënieje nuk kërkohej domosdoshmërisht të ishte e formalizuar me shkrim.

Po ashtu, Strasburguv ëren se KPA-ja nuk ka shpjeguar përse Kosova do ta kishte shitur apartamentin për një shumë dukshëm më të ulët se vlera e tregut. Tjetër element që sillet në vëmendje është edhe koha e hershme e transaksionit, rreth 20 vjet para procesit të vetingut, kur realiteti ekonomiko-financiar në Shqipëri karakterizohej nga një informalitetit dhe paqëndrueshmëri e madhe ekonomike.

Po ashtu, GJEDNJ konstaton faktin se Kosova kishte kaluar me sukses do kriteret e tjerë të vetingut, pasurinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa shkarkimi ishte kryer vetëm për pasurinë.

Nisur nga fakti se shumica e trupës së KPA-së kishte vendosur shkarkim bazuar pothuajse tërësisht mbi bazën e një dokumenti të vetëm, pa e vlerësuar atë në raport me provat e tjera, Strasburgu arrin në përfundimin se autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë arsye me lidhje të mjaftueshme për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e kërkuesit, për respektimin e jetës së tij private.

Për pasojë, Strasburgu e konsideron shkarkimin joporpocional me qëllimet legjitime të procesit të vetingut.

Po ashtu, u akurdua shpërblim prej 6000 eurosh për dëmin jopasuror dhe 5000 euro për kostot dhe shpenzimet e procedurave në Strasburg.

Në përfundim, duke iu referuar edhe çështjes Sevdari kundër Shqipërisë, Gjykata vlerësoi se në një rast të tillë rihapja e procedurave të vetingut do të ishte e përshtatshme. Për arsye se institucionet e vetingut e kanë përmbyllur mandatin e tyre, për mundësimin e rihapjes së çështjes së vetingut për Kosovën, Strasburgu i referohet përcaktimeve kushtetuese, që rregullojnë se procedurat e mbetura pezull ose të pazgjidhura, do të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Etiketa: Adnan KosovaGjykata e StrasburgutProcesi i vetingutProkuroria e PërgjithshmeVendimi
gjykata

Strasburgu i hap rrugën drejt rikthimit në detyrë prokurorit Adnan Kosova

14:55 | 06/10/2026
kulla tek parku rinia

Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës

07:06 | 06/10/2026
Hiri i mbetjeve spitalore groposet në ‘malin me plehra’ të landfillit të Elbasanit

Arrestohet për korrupsion administratori i inceneratorit të Elbasanit

18:54 | 05/10/2026
Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

18:30 | 05/10/2026
photo 2026 10 05 12 40 16

“Ligjet” kalojnë Reformën Territoriale me votat e PS-së

17:08 | 05/10/2026
dy7x9qu 20220306 150127 060322 5 05 5

Partitë presin me rezerva propozimin e KQZ për shtrirjen e votimit elektronik në 2027

16:46 | 05/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.