LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Vendimin për ekstradimin e tij e ka marrë Gjykata e Lartë në Podgoricë.

6 Tetor 2026, 15:02 Nga G.M
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme
Arrestimi i Amir Baratit në Mal të Zi. Qershor 2026.


Mali i Zi ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasin iranian dhe turk, Amir Barati, të cilin autoritetet amerikane e akuzojnë për pjesëmarrje në një operacion hakerimi shumëvjeçar të lidhur me Iranin dhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Vendimin për ekstradimin e tij e ka marrë Gjykata e Lartë në Podgoricë.

Kundër tij, në një gjykatë në Nju Jork, po zhvillohet procedurë për akuzat për komplot për kryerjen e mashtrimit kompjuterik, hakerim të kompjuterëve dhe vjedhje identiteti. Gjykata në Nju Jork dhe Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk janë përgjigjur lidhur me procedurën e mëtejshme ndaj Baratit, ndërsa ende nuk ka informacione publike nëse ai është paraqitur para gjykatës.

Administrata e Policisë së Malit të Zi njoftoi më 1 tetor se zyrtarët e Interpol-it në Podgoricë, me mbështetjen e Njësisë Speciale të Policisë, e kanë ekstraduar në SHBA një shtetas 40-vjeçar të Turqisë dhe Iranit, të kërkuar nga autoritetet amerikane për disa vepra penale në fushën e krimit kibernetik. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një person i cili, deri në arrestimin e tij, konsiderohej "objektiv i profilit të lartë në kërkim, nga fusha e krimit kibernetik dhe krimit të organizuar".

Barati u arrestua më 25 qershor të këtij viti në Kotor, pasi u lokalizua nga zyrtarët e Interpol-it në Podgoricë dhe të Departamentit të Sigurisë në Kotor, me kërkesë të autoriteteve amerikane dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Autoritetet amerikane pretendojnë se, që nga viti 2013, si bashkëpunëtor i një organizate me seli në Iran, ai ka marrë pjesë në sulme masive hakerimi të drejtuara ndaj më shumë se 150 universiteteve amerikane, duke shkaktuar dëme të vlerësuara në më shumë se 3.4 miliardë dollarë.

Administrata e Policisë thotë se të dhënat e vjedhura dhe qasja në llogaritë e komprometuara të universiteteve janë përdorur në favor të IRGC-së dhe përdoruesve të tjerë në Iran, përfshirë universitetet iraniane. Nga Policia kanë thënë se arrestimi dhe ekstradimi i Baratit janë rezultat i bashkëpunimit mes shërbimeve malazeze dhe amerikane, duke theksuar se gjatë tri viteve të fundit bashkëpunimi mes Interpol-it në Podgoricë dhe FBI-së ka çuar në lokalizimin dhe arrestimin e shtatë personave të kërkuar nga organet gjyqësore amerikane.

Rrjeti i hakerëve i lidhur me Iranin

Sipas aktakuzës së Departamentit amerikan të Drejtësisë, operacioni kibernetik filloi në vitin 2013 përmes kompanisë iraniane Mabna Institute, për të cilën prokurorët pretendojnë se mblidhte një rrjet hakerësh të angazhuar në vjedhjen e të dhënave nga universitetet, kompanitë dhe institucionet shtetërore.

Autoritetet amerikane thonë se objektiva ishin dhjetëra institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, kompani dhe qindra universitete në mbarë botën. Hakerët kryesisht përdornin fushata të "spear-phishing", përmes të cilave profesorët dhe studiuesit josheheshin të jepnin të dhënat e qasjes në llogaritë universitare.

Sipas aktakuzës amerikane, gjatë operacionit u komprometuan rreth 8.000 llogari të postës elektronike të profesorëve në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe vende të tjera. Prokurorët pretendojnë se gjatë operacionit u vodhën më shumë se 31 terabajt të dhëna akademike dhe pronë intelektuale, ndërsa llogaritë e komprometuara u përdorën në favor të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe institucioneve të tjera iraniane. Policia në Mal të Zi duke e shoqëruar Amir Baratin, pas arrestimit të tij. Podgoricë, 26 qershor 2026.

Kush është Amir Barati?

Barati nuk është cilësuar si një nga organizatorët e rrjetit, por si haker dhe bashkëpunëtor i Mabna Institute. Emri i tij nuk ishte përfshirë në aktakuzën fillestare të vitit 2018 kundër nëntë personave, por u shfaq në aktakuzën e zgjeruar kundër gjithsej 17 të akuzuarve, e cila u bë publike në vitin 2026.

Sipas prokurorëve amerikanë, ai ka marrë pjesë në monitorimin e fushatave spear-phishing, shkëmbimin e llogarive të komprometuara të përdoruesve, hartimin e listave të objektivave të mundshëm, zbulimin e rrjeteve kompjuterike dhe përgatitjen e mesazheve phishing. Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se Barati kishte udhëtuar në Mal të Zi nga Turqia, shtetësinë e së cilës e posedon gjithashtu. Avokatja e tij mbrojtëse ka konfirmuar se, përveç shtetësisë iraniane, ai ka edhe shtetësi turke./REL

rel

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar