Sport

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo, gati të lërë skuadrën kombëtare

Cristiano Ronaldo është gati të lërë kombëtaren portugeze pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus. Kjo është ajo që zbulon gazetari luzitan i CNN, Rui Santos sipas të cilit ylli i futbollit botëror nuk do të veshë më fanellën e Portugalisë përsa kohë që në pankinë të jetë pikërisht Jorge Jesus.

Krisja mes të dyve është shumë e thellë dhe erdhi pasi 41 vjeçari u la në stol gjatë gjithë 90 minutave në sfidën me Norvegjinë e vlefshme për Nations League, një vendim që e shtyu Cristiano Ronaldon që të braktisë grumbullimin e skuadrës në mes të kësaj fushate duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.

Nga ana e tij ish trajneri i Al Nassr konfirmoi me vendosmëri linjën e tij të menaxhimit duke shpjeguar se në skuadër të gjithë futbollistët janë të barabartë dhe askush nuk mund të gëzojë privilegje speciale, një pozicion që përforcohet edhe nga 4 fitoret në po kaq ndeshje të Portugalisë nën drejtimin e tij.

Edhe pse Jesus tentoi të zbusë tonet duke e përkufizuar atë që ndodhi si diçka që është kaluar tashmë dhe se dyert e kombëtares luzitane mbeten të hapura për Cristiano Ronaldon, sipas Rui Santos, sulmuesi është shumë i zemëruar për fjalët e thëna nga Jorge Jesus në konferencën për shtyp, duke konfirmuar se tashmë raportet mes lojtarit dhe trajnerit janë krisur në mënyrë të pariparueshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.