Ambientet përpara Bashkisë së Durrësit u mbushën me banorët e prekur nga projekti TID, të cilët iu rikthyen protestave. Grumbullimi i tyre nisi pak minuta përpara mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, ndërsa në shenjë revolte disa prej qytetarëve nisën të qëllonin me vezë drejt godinës së Bashkisë.