Sezoni sportiv 2026 për numrin 1 të botës në tenis Yannik Sinner është mbyllur. Për italianin viti përfundoi me fitoren e thellë në Wimbledon më 12 korrik, pasi tenisti ka zgjedhur të vazhdojë trajtimin konservativ për gjurin e dëmtuar. Arsyeja që prej 3 muajsh është ndalur në këtë sport, ndërsa sipas njoftimit do të kthehet në 2027. Objektivi është Australian Open, ‘Grand Slam-i’ i parë i vitit të ardhshëm që do të luhet nga 11 deri më 31 janar 2027.
"Së bashku me mjekët kemi vendosur që gjuri ka nevojë për trajtim dhe kjo do të thotë se ky sezon është mbyllur. Disa gara të fundit, veçanërisht në Torino që ishte shumë impenjative, më kanë dhënë emocione dhe ndjenja të bukra, por ky vit do të jetë ndryshe pasi duhet të mendoj për karrierën time afatgjatë. Do të bëj gjithçka për t’u rikthyer në 100%. Faleminderit për mbështetjen dhe shpresoj të shihemi sa më shpejt,”-deklaroi Sinner në një postim në rrjetet sociale.
Me këshillën e stafit të tij mjekësor Sinner do t'i nënshtrohet trajtimit për inflamacion të gjurit. Ekipi i tij mjekësor ka venmdosur që trajtimi të kryhet direkt, me qëllim që Sinner të jetë i gatshëm sa më shpejt për të nisur përgatitjet për vitin 2027.
Disa ekspertë për inflamacionin e tendinës së gjurit i sugjeruan 25-vjeçarit që të shmangte ndërhyrjen kirurgjikale, duke këshilluar terapinë konservative. Pra pushim absolut pa asnjë stërvitje me itensitet të lartë. Kjo do të bëjë që Yannik Sinner të humbasë turnetë në Vjenë, Paris, turneun ekspozues Six Kings Slam, finalet e ATP dhe Kupën Davis.
Për shkak të kësaj ndalese të gjatë është çështje kohe para se Alexander Zverev ta parakalojë atë si numrin 1 në botë. Aktualisht gjermani është 1.280 pikë pas Sinner, i cili me siguri do të mbetet në krye deri në finalen e ATP në Vjenë nga 26 tetor deri më 1 nëntor, duke arritur 95 javë radhazi si numri një.








Komente
Komento