Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon në zgjedhje

6 Tetor 2026 | 15:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar zgjedhjen e presidentit si çështjen më urgjente për vendin, duke paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kreun e shtetit brenda ditës së sotme, Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Kurti kundërshtoi që ndryshimet ligjore për Gjykatën Speciale të marrin përparësi ndaj procesit të zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, çështja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë kërkon angazhim afatgjatë dhe një strategji të përbashkët, ndërsa miratimi i një projektligji nuk do të sillte rezultate të menjëhershme.

Ai theksoi se dështimi për të zgjedhur presidentin do ta fuste vendin brenda pak orësh në një proces të ri zgjedhor, duke krijuar njëkohësisht pasiguri për funksionimin e institucioneve.

“Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione”, deklaroi Kurti, duke nënvizuar se zgjidhja e kësaj çështjeje do të largonte presionin mbi shtetin dhe do t’u jepte institucioneve mundësinë të përqendroheshin te mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kryeministri kujtoi se ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në shkallë të parë, ndërsa paralajmëroi se përballja me zhvillimet në Gjykatën Speciale do të kërkojë kohë, përgatitje dhe angazhim nga të gjithë.

“Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë”, u shpreh Kurti.

Ai përsëriti thirrjen për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së presidentit, duke paralajmëruar se mosarritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e kreut të shtetit do ta çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të reja brenda pak orësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?

Dyshohet se ish-shefi i BND-së August Hanning është furnizuar me informacione sekrete nga ky shërbim për vite të tëra pas largimit të tij nga detyra....
15:19 | 06/10/2026

OBSH: Rreziku i epidemisë së murtajës në Rusi është i ulët pas vdekjes së punonjëses së laboratorit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rreziku i një epidemie në Rusi është i ulët pas vdekjes së papritur të një punonjëse laboratori që...
15:17 | 06/10/2026

Karakaçi: Po përgatitim kontratën e shërbimit për transportin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, përcaktohen oraret dhe financimi

Shqipëria po përgatit Kontratën e Shërbimit Publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në korridorin Tiranë-Durrës-Aeroporti i Rinasit. Këtë e bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës...
12:51 | 06/10/2026