Ish-kandidati për Bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka publikuar pamje të tjera nga krimi i rëndë që po bëhet ndaj mjedisit dhe shëndetit të banorëve.
Krahas një videoje të publikuar në rrjete sociale, Maliqi shprehet se “aty është vend i inerteve dhe ata hedhin plehrat dhe mbetjet urbane. Turp,skandal”.
Maliqi e ka ngritur edhe më herët shqetësimin për grumbullimin masiv të plehrave në zonën e Përpunimit të Kuçovës dhe djegien e tyre.
Sipas Maliqit mbetjet janë grumbulluar në sasi të mëdha në një hapësirë që shtrihet për më shumë se një kilometër, ndërsa situata është rënduar edhe më tej pas përfshirjes së tyre nga zjarri.












