“Opinion”, i drejtuar nga Blendi Fevziu, kryeson shikimet në YouTube për muajin shtator mes pesë emisioneve të prime time të përfshira në krahasim.
Në vendin e dytë renditet “Off The Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, ndërsa vendin e tretë e mban “Now me Erla” me Erla Mëhillin, në Euronews Albania.
Sipas të dhënave të mbledhura për këtë krahasim, “Opinion” regjistron 9.091.790 shikime, ndërsa “Off The Record” arrin në 5.103.573 shikime, më tej rrenditen “Now me Erla”, me 3.647.818 shikime, dhe “Top Story”, me 3.635.785 shikime, ku diferenca mes këtyre dy emisioneve është vetëm 12.033 shikime.
Emisioni Shikime në YouTube
Opinion 9.091.790
Off The Record 5.103.573
Now me Erla 3.647.818
Top Story 3.635.785
Oferta televizive e mbrëmjes përfshin edhe formate të tjera diskutimi dhe analize.
Në televizionin publik, hapësira e prime time ndahet mes “Trialog”, me Alba Alishanin, në bashkëpunim me Lorenc Vangjelin, Flogert Muçën dhe Preç Zogajn, si dhe “3D”, të drejtuar nga Alban Dudushi.
Në Report TV, këtë fashë e mbulojnë emisionet e drejtuara nga Marsela Karapanço dhe Denis Minga.
Ndërkohë, pritet nisja e emisionit të Ylli Rakipit në Vizion Plus që nis më 8 tetor dhe e “Prime Time” me Nisida Tufën në News24, duke zgjeruar ofertën për publikun që ndjek aktualitetin në mbrëmje.

Lini një Përgjigje