‘Zgjidhje apo zgjedhje’/ Kurti: E votojmë ndryshimin e ligjit, nëse PDK siguron gjysmën e deputetëve në Parlament

‘Zgjidhje apo zgjedhje’/ Kurti: E votojmë ndryshimin e ligjit, nëse PDK siguron gjysmën e deputetëve në Parlament

15:46, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e deputetëve të saj në seancën parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i Republikës.

“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e deputetëve të tyre në seancën parlamentare për zgjedhjen e Bekim Sejdiut për President të Republikës, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.

“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Sejdiu pati dalë si emër i përbashkët i marrëveshjes së Kurtit me Lumir Abdixhikun e LDK-së. Por marrëveshja u rrezikua pasi 6 deputetë të LDK-së dolën kundër.

Pas kësaj, Sejdiu u tërhoq nga kandidatura.

Në Kuvend, VV-ja me partitë pakicë ka 62 vota. LDK-ja ka 18, ndërsa PDK-ja 22.

Për presidentin duhen 80 deputetë të jenë në sallë në dy rundet e para të votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco