6 Tetor 2026, 15:36
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ai u shpreh se pa një president të zgjedhur, Kosova mund të përballet me zgjedhje brenda pak orësh.
Ai kritikoi mungesën e bashkëpunimit me PDK-në, duke argumentuar se pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar takime dhe për të arritur një marrëveshje, palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.
Sipas tij, aktualisht janë dy çështje kryesore për t’u zgjidhur, ku e para është zgjedhja e presidentit dhe e dyta është votimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Në fund, Kurti tha se nëse presidenti zgjidhet, ai angazhohet që projektligji për Dhomat e Specializuara të kalojë të enjten.
Albin Kurti: Nuk do të mund të fillojmë të merremi me çështjen e apelit në vitin e ardhshëm, por këtë muaj. Pa president sot, vendi është në zgjedhje për muaj të tërë. Sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është heqja e pengesave që kemi mes nesh, e kjo është çështja e presidentit.
Nuk duan as bashkëpunim, as takim. Ne katër hapa në takim të tyre, ata asnjë drejt nesh. As takohen, madje vendosin edhe ultimatume. Nga takimi i mbrëmshëm e lamë mundësinë e takimit edhe sot. Por meqë Hamza nuk do të takohet me mua. Ju e dini se unë s’kam folur në këto katër takime. Kam dashur e dua marrëveshje, por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi. Prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër përveç të ju drejtohemi kësisoj.
Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua patëm votuar Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërkaq Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së, votuam deklaratën për Hagën, e thirrëm seancën e jashtëzakonshme dhe e vendosëm si të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara, të cilin e kishim miratuar në Qeveri. Përmbyllja e këtyre ishte kur e votuam ligjin në parim, është votim parimor. Këto janë veprime konkrete që dëshmojnë bashkëpunimin në mirëbesim. Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, para tri javësh filluan të vijnë e tash po refuzojnë. Kërkojnë nga Vetëvendosje 34 vota blanko e ata vetë nuk janë as sa gjysma e Vetëvendosjes.
Ata ne duhet t’i lusim e tash as nuk mund t’i takojmë më. Bëhet fjalë që thua se e kanë një mbështetje të qytetarëve, që nuk e kanë. E kemi ne, Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Sot i kemi dy përgjegjësi konkrete, zgjedhjen e presidentit dhe votimin e ligjit. Ta zgjedhim sot presidentin dhe unë zotohem që të enjten kalon projektligji për Dhomat e Specializuara./Dosja.al
albin kurti kosove presidenti
Politike
6 Tetor 2026, 13:31
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në...
Politike
6 Tetor 2026, 13:23
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku...
Politike
6 Tetor 2026, 13:04
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godin&eum...
Politike
6 Tetor 2026, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Ro...
Politike
6 Tetor 2026, 12:20
E. D
Sali Berisha,
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me kompaninë...
Politike
6 Tetor 2026, 12:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me biznesmenin Roni Yeffet, pas kon...
Politike
6 Tetor 2026, 11:51
E. D
pamjet
KOSOVË- Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, pasi në orën 12:00 ata kanë pa...
Politike
6 Tetor 2026, 11:35
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës ...
Politike
6 Tetor 2026, 11:19
I.A
Ines Nurja
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD Ines Nurja ka reaguar pas shtyrjes së radhës të Cens...
Politike
6 Tetor 2026, 10:45
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj. Bëhet me dije se kryebashkiaku i ...