Një selfie mund të tregojë më shumë nga sa duket. Mjafton të shohësh buzëqeshjen, pozën apo mënyrën se si personi e mban kamerën për të krijuar një ide për karakterin e tij. Sigurisht, një foto nuk tregon gjithçka, por disa stile përsëriten aq shpesh sa janë kthyer në “shenja” të personalitetit.
Nëse qesh me gjithë dhëmbët, je zakonisht personi që e shijon momentin dhe nuk e ka problem të tregojë emocionet. Je i hapur, energjik dhe ndoshta ai që i bën të gjithë të qeshin në grup.
Nëse rri serioz, dukesh më misterioz. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se je i ftohtë. Mund të jesh thjesht tip që nuk i pëlqen të tregojë shumë për veten ose që kërkon të duket elegant dhe i sigurt.
Nëse puth në selfie, je romantik ose të paktën nuk ke frikë ta tregosh anën tënde të ëmbël. Sidomos kur selfie-ja është me partnerin, puthja shpesh tregon afërsi dhe dashuri.
Nëse bën shenjën e paqes, je tip spontan dhe lozonjar. Nuk e merr çdo gjë shumë seriozisht dhe preferon një foto me humor sesa një pozë perfekte.
Nëse nuk shikon fare kamerën, do të krijosh pak mister. Ndoshta do të dukesh natyral, ndoshta thjesht po kërkon këndin perfekt.
Dhe nëse bën selfie në çdo vend, nga pasqyra e ashensorit deri te kafeneja, një gjë është e sigurt: kamera nuk të shpëton dot!