web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti i bën "ofertë" PDK-së: Vota për Sejdiun në këmbim të kalimit të ligjit për Specialen

6 Tetor 2026, 15:57, Kosova & Bota CNA

Kurti i bën "ofertë" PDK-së: Vota për Sejdiun

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Ai tha se nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.

Sejdiu ishte kandidat i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u tërhoq muajin e kaluar, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan garimin e tij.

Kurti tha në konferencë se Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.

Ai tha se tani pret përgjigje nga PDK-ja, meqë partia opozitare “nuk po dëshiron të takohet më me ne”.

“Bedri Hamza na kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohet”, tha ai Kurti.

Paraprakisht, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk takohet me Kurtin dhe askënd për asgjë që ka kaluar ndryshimet për ligjin i cili synon t’ia kufizojë kompetencat Gjykatës Speciale./rel 





Lajmet e fundit nga