Qumësht lope në etiketë, por me pluhur në përbërje? Paralajmërimi nga Salla: Nga 1 janari 2027 kontrolle në çdo etikete
Në Tiranë do të ngrihet Laboratori i Qumështit, i cili do të japë rezultate më të sakta mbi cilësinë dhe standardet e qumështit në vend. Teksa i përgjigjet shqetësimeve të ngritura nga opozita për përdorimin e qumështit pluhur edhe në baxho, ministri i Bujqësisë, Andis Salla tha se nga 1 janari nis kontrolli i etiketave për çdo produkt që tregtohet.
“Ne po investojmë për laboratorin e qumështit që do të jetë në Tiranë, ndërkohë me miratimin e ligjit për kontrollet zyrtare, do të kemi edhe kontrollet për etiketimin e të gjitha produkteve, që do të kemi në treg për konsumatorët.
Nga 1 janari çdo produkt në treg do të kontrollohet për etiketimin. Nëse qumështi në etikete lexon qumësht dele, dhie, apo lope, dhe në përmbajte ka përmbajtje tjetër apo qumësht pluhur do të ketë masa ndëshkuese për çdo subjekt.
I kemi lajmëruar subjektet në raport me origjinën e produkteve e deri tek qumështi pluhur, hirra e qumështit, vaji i palmës, aflatoksinës etj”, tha ministri Salla.

