Rast i rrallë në ditët e sotme: Çifti në Tiranë bëhet me fëmijën e 11-të

Aktualitet

Rast i rrallë në ditët e sotme: Çifti në Tiranë

Një familje në Tiranë është bërë me një anëtar të ri, pasi në jetë ka ardhur Zeidi, fëmija i 11-të i çiftit Fatmirë dhe Ervin.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Tiranës, ku edhe është kryer lindja, nën kujdesin e stafit mjekësor.

Sipas spitalit, Zeidi ka ardhur në jetë në të njëjtin institucion ku kanë lindur edhe dhjetë fëmijët e tjerë të çiftit.

Përmes një njoftimi, stafi mjekësor ka uruar familjen për lindjen e foshnjës, duke e cilësuar rastin si të veçantë dhe të rrallë në ditët e sotme.

“Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në urimin e spitalit.

Me lindjen e Zeidit, familja e Fatmirës dhe Ervinit tashmë numëron 11 fëmijë.

ME TE LEXUARAT