Vëllezërit në Memaliaj kultivonin kan'abis, arrestohet njëri, shpallet në kërkim tjetri

Aktualitet

Vëllezërit në Memaliaj kultivonin kan'abis, arrestohet
Memaliaj- Një 28-vjeçar i identifikuar si Klajdi Oruçi ka rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi. Ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Xhon Oruçi, 29-vjeç.

Policia ka nisur hetimet edhe për Shkëlqim Malka,kryetarin e fshatit Izvor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Nga hetimet dyshohet se dy të rinjtë kishin kultivuar në malin Mukaj, 145 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i një hetimi të ndjekur për 2 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar "Vjeshta", gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. O., 28 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin kultivuar në malin Mukaj, 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Izvor, shtetasin Sh. M., 57 vjeç, banues në fshatin Luftinjë 2. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT