TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një ngjarje e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Në këtë përvjetor, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në orët e para të ditës për të përkujtuar gjyqtarin dhe për të nderuar kontributin e tij shumëvjeçar në drejtësi.
Më pas, në Shkodër, përfaqësues të trupës gjyqësore vizituan familjen e gjyqtarit, ku shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre në këtë përvjetor të dhimbshëm.
Më 6 tetor 2025, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje pronësie.
Autor i dyshuar i të shtënave është Elvis Shkambi, i cili akuzohet se e kreu krimin në bashkëpunim me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Në ngjarje u plagosën edhe dy persona të tjerë.