6 Tetor 2026, 15:57
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bëri një ofertë të re PDK-së për zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë vendin. Gjatë një konference për mediat, ai tha se nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.
Kurti tha se Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.
Më tej ai tha se, zgjedhja e presidentit është urgjente dhe duhet të bëhet sot, ndërsa votimi për ndryshimet në ligjin për Specialen mund të zhvillohet duke respektuar afatin kushtetues prej 72 orësh.
Albin Kurti: Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje.
Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së.
Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes. Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese./Dosja.al
albin kurti
Politike
6 Tetor 2026, 15:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit ...
Politike
6 Tetor 2026, 13:31
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se për 170 shkolla, kopshte dhe çerdhe në...
Politike
6 Tetor 2026, 13:23
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku...
Politike
6 Tetor 2026, 13:04
E. D
Bedri Hamza
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ndërsa jashtë godin&eum...
Politike
6 Tetor 2026, 12:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Ro...
Politike
6 Tetor 2026, 12:20
E. D
Sali Berisha,
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me kompaninë...
Politike
6 Tetor 2026, 12:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me biznesmenin Roni Yeffet, pas kon...
Politike
6 Tetor 2026, 11:51
E. D
pamjet
KOSOVË- Qytetarët kanë nisur të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, pasi në orën 12:00 ata kanë pa...
Politike
6 Tetor 2026, 11:35
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës ...
Politike
6 Tetor 2026, 11:19
I.A
Ines Nurja
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD Ines Nurja ka reaguar pas shtyrjes së radhës të Cens...