Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme

6 Tetor 2026 | 16:08

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se sulmet ndaj anijeve janë të papranueshme, pas sulmeve ndaj anijeve tregtare brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.

“Anijet tregtare, dhe ekuipazhet e pafajshme, po bëhen shënjestër, ndërsa jetët tashmë janë humbur në det “, tha ajo.

Von der Leyen shtoi se, ndërsa rrethanat e incidenteve po hetohen, situata në Detin e Zi është shqetësuese në rritje.

Ekuipazhi i një anijeje tregtare u zhduk të martën pasi ajo u fundos në Detin e Zi pranë brigjeve të Bullgarisë, një vend anëtar i NATO-s , pas një sulmi me dron.

Duke iu referuar sulmit, kryeministri bullgar Rumen Radev foli për një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje zyrtare Moskës që të tregojë transparencë të plotë dhe të ndajë informacione, pas raportimeve për...
15:34 | 06/10/2026

Arrestohet një 22-vjeçar britanik, dyshohet për përgatitje të një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford

Një 22-vjeçar britanik është arrestuar të martën në Westminster të Londrës, nën dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste. Arrestimi është bërë në kuadër të hetimit...
15:25 | 06/10/2026

OBSH: Rreziku i epidemisë së murtajës në Rusi është i ulët pas vdekjes së punonjëses së laboratorit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rreziku i një epidemie në Rusi është i ulët pas vdekjes së papritur të një punonjëse laboratori që...
15:17 | 06/10/2026