Gjyqi i UÇK-së, Kurti: Mos zgjidhja e presidentit na kufizon mundësinë që të merremi me çështjen e Apelit

6 Tetor 2026 | 16:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në konferencën e jashtëzakonshme për media u shpreh se zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë çështje të ndara.

Ai tha se pa e zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke e ditur se afati për këtë mbaron sot në mesnatë, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

“Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova nuk mund ta trajtojë çështjen apelit vitin e ardhshëm teksa thekoi se duhet të merren me të këtë muaj.

“Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleanca dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për shpërdorim të detyrës

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut, duke e akuzuar për keqpërdorim të pozitës...
11:37 | 06/10/2026

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Albulena Haxhiu, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të...
11:02 | 06/10/2026

Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve

Disa deputetë të Partisë Demokratike e Kosovës dhe të Aleancës kanë dalë në sheshet e Prishtinës për të mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të...
22:33 | 05/10/2026