Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malësinë e Madhe pasi një 28 vjeçar është gjetur i pajetë në një arë në fshatin Boriç i Madh. Paraprakisht dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Megjithatë, autoritetet vendase ndodhen në fshatin Boriç i Madh dhe po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.
“Rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, në një arë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin paraprak të dhënë sot nga Policia.
