Berisha paralajmëron NATO-n: Pas bllokimit të komisionit hetimor, provat do t’i dorëzohen SPAK-ut

Partia Demokratike do t’u përcjellë NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë informacionet që lidhen me dyshimet për trafik armësh përmes kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë së biznesmenit izraelit Ron Yeffet.

Vendimi erdhi pasi mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Sali Berisha deklaroi se dokumentet do t’i dorëzohen edhe SPAK-ut, institucion të cilin në deklaratat e tij e ka cilësuar si një seksion të Partisë Socialiste.

Të lidhura

None found

“Të gjitha provat tona do t’i dorëzojmë në institucionet, në SPAK, por do i dërgojmë edhe në institucionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerëve tanë. Do të informojmë të gjitha ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë Aleancën”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve pretendoi se biznesmeni Ron Yeffet përfitoi 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, pasi ortakja e tij, Arjeta Puca, u shfaq në podcastin e Kryeministrit Edi Rama.

“Fill pas shfaqjes televizive të Ramës, Miss Autoblindi zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare. Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-Kombinatin e Traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit”.

Berisha akuzoi gjithashtu ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, se ishte vënë në shërbim të Rony Yeffet. Sipas tij, biznesmeni kishte ushtruar kontroll të plotë edhe mbi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Në komitet tani është Ermal Balluku apo Ermal Raketa. Të gjitha këto ndryshime që do t’i dëgjoni janë bërë me firmën e Lubi Ballukut. Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun, të gjitha firmat. Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n”.

Demokratët i kanë kërkuar SPAK-ut të thërrasë Edi Ramën për të dhënë shpjegime. Ata e akuzojnë kryeministrin se, përmes miratimit të ligjeve dhe vendimeve, ka ngritur një skemë mafioze në sektorin e mbrojtjes, e cila, sipas tyre, cenon sigurinë kombëtare dhe marrëdhënien me NATO-n.


Shtuar më 6.10.2026 16:17

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast