AKTUALITET /

E zhdukur prej tre muajsh, gjendet pa jetë një grua në një zonë të pyllëzuar në Dibër

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe që prej atëherë nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Shkruar nga Versus
E zhdukur prej tre muajsh, gjendet pa jetë një grua në një
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.

Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe që prej atëherë nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe prokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të dokumentuar rrethanat dhe për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Mësohet se trupi është gjetur me dëmtime të rënda, por ende nuk është përcaktuar nëse ato janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera.

Ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet pritet të sqarojnë shkakun e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Tags:

diber

Poll