Kryeministri Albin Kurti tha se po i drejtohet publikisht kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasi ky i fundit ka refuzuar një takim të ri dhe e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me votimin e ndryshimeve për Specialen.
"Hamza s'po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë. Unë s'kam folur deri më tani. Kam dashur dhe dua marrëveshje, transparencë dhe konfidencialitet të takimeve. Por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi, ndaj s'na mbetet rrugë tjetër përveçse t'i drejtohemi kështu", tha Kurti.
Kryeministri akuzoi PDK-në se tashmë po refuzon edhe bashkëpunimin, duke pyetur se si mund të arrihet një marrëveshje nëse palët nuk takohen.
"Tani s'po duan as bashkëpunim. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua votuam edhe Vlora Çitakun për kryetare të Kuvendit", tha Kurti.
Lajmi kryesor:
'Votojmë kreun e shtetit sonte, Specialen të enjten!', Kurti ofertë PDK-së: Garantoj 62 deputetë! Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish krerët e UÇK-së në Apel! Sejdiu: Jam tërhequr nga gara









