Albin Kurti tha se zgjedhja e presidentit është pengesa e menjëhershme që duhet zgjidhur, ndërsa akuzoi PDK-në se nuk ka bërë asnjë hap drejt një kompromisi, pavarësisht se, sipas tij, Vetëvendosje ka plotësuar katër kërkesa të saj, përfshirë votimin në lexim të parë të ndryshimeve për Specialen.

"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është heqja e pengesave imediate. Kjo është çështja e presidentit. Gjykata Speciale është temë në horizontin tonë. Por sot, është tema e presidentit që me pamaturi mund të na e errësojë këtë horizont, duke na çuar në zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha Kurti.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Pas Konjufcës e Rushitit, Kurti propozon Justina Pulën për presidente! Hamza refuzon ofertën e dytë: Jo pa marrëveshje