VIDEO/ Aktori i njohur paralajmëron Trumpin: “Do të shndërrohem në Hulk, nuk do të të pëlqej kur të zemërohem”
Aktori i njohur Mark Ruffalo ka dalë hapur kundër Donald Trumpit gjatë një tubimi në New York, ku kritikoi presidentin amerikan dhe bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtës së votës.
Gjatë aktivitetit “Hands Off Our Vote”, Ruffalo iu referua edhe personazhit që ka interpretuar prej vitesh, Hulkut, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Trumpit.
“Do të shndërrohem në Hulk. Nuk do të të pëlqej kur të zemërohem”, tha aktori, pasi një person nga turma e nxiti duke i thënë: “Tregoju, Hulk!”.
Ruffalo e ashpërsoi më tej fjalimin e tij, duke kritikuar politikat e Trumpit dhe duke u bërë thirrje amerikanëve të mobilizohen për zgjedhjet e Kongresit që priten në nëntor.
“Duhet ta largojmë nga detyra. Duhet ta bëjmë një ‘lame duck’. Duhet t’i ndalojmë politikat e tij tani”, u shpreh aktori gjatë fjalimit.
Ai foli gjithashtu për shqetësimet e tij lidhur me sigurinë e zgjedhjeve dhe përmendi edhe Elon Musk, duke argumentuar se duhet pasur kujdes ndaj rreziqeve të mundshme të sigurisë kibernetike gjatë procesit zgjedhor.
Ruffalo u kërkoi mbështetësve të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të angazhohen deri në zgjedhjet e nëntorit. Në të njëjtin tubim mori pjesë edhe aktori Robert De Niro, i cili mbajti një fjalim kritik ndaj Trumpit.
Burimi: Variety
Lini një Përgjigje