E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurti: Çështja e presidentit pengesa e parë, PDK nuk ka bërë asnjë hap drejt nesh

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së presidentit është pengesa e parë që duhet të kapërcehet, duke paralajmëruar se dështimi për të arritur një marrëveshje mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Kurti tha se Vetëvendosja ka ndërmarrë disa hapa për të përmbushur kërkesat e PDK-së, ndërsa theksoi se Gjykata Speciale mbetet një çështje që do të jetë në fokus më tej.

Reklamë

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është heqja e pengesave imediate. Kjo është çështja e presidentit. Gjykata Speciale është temë në horizontin tonë. Por sot, është tema e presidentit që me pamaturi mund të na e errësojë këtë horizont, duke na çuar në zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme”, tha Kurti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.