web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet përdorimi i ujit publik nga lavazhet, ja afati

6 Tetor 2026, 16:19, Aktualitet CNA

Ndalohet përdorimi i ujit publik nga lavazhet, ja afati

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve do të nisë së shpejti një aksion kombëtar për ndalimin e përdorimit të rrjetit publik të ujit nga disa kategori biznesesh.

Drejtori i AKUK-së, Fludian Çuka, deklaroi se lavazhet janë bizneset më ndikim më negativ në këtë drejtim, dhe nga 31 tetori, do të duhet të gjejnë metota alternative për të vijiuar aktivitetin e tyre të punës.

 “Lavazhet janë ndër bizneset me impaktin më të madh negativ në rrjetin e ujësjellësit dhe për këtë arsye është e domosdoshme që të këto lavazhe të gjejnë metoda të tjera alternative për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Furnizimi me ujë është një shërbim publik dhe asnjë biznes nuk ka të drejtë që në mënyrë të paligjshme ta cënojë këtë gjë, këtë shërbim. Shpresojmë që të reflektojnë lavazhet dhe këto lloj biznesesh dhe të marrin masat e duhura për të eleminuar një herë e mirë ndërhyrjet në rrjet dhe për të kufizuar furnizimin me ujë edhe për popullsinë e përditshme”,-tha Çuka./CNA

 





Lajmet e fundit nga