Flash

Vrasja e shqiptarit në Itali, në pranga bashkëshortja dhe partneri i saj i ri

Lapsi.al 6 October 2026

Vrasja e shqiptarit në Itali, në pranga bashkëshortja dhe

Dy persona janë arrestuar në Itali si të dyshuar për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Torino, me dëmtime të rënda në kokë. Në pranga kanë rënë bashkëshortja 45-vjeçare e viktimës dhe partneri i saj, 52 vjeç, të dy shtetas italianë. 

Trupi i Rrokut ishte gjetur më 6 korrik në apartamentin e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento. Sipas autoriteteve, ai ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte dëmtime të rënda në kokë. Alarmi ishte dhënë nga fqinjët, të cilët kishin njoftuar autoritetet për erën e rëndë që vinte nga banesa. Pas gjetjes së trupit, karabinierët nisën hetimet për të rindërtuar orët e fundit të 55-vjeçarit dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Hetimet çuan te bashkëshortja e viktimës dhe partneri i saj, të cilët tashmë dyshohen për vrasjen e shqiptarit. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rolin e secilit prej dy të arrestuarve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI