Flash

Vjedhje banesash e biznesesh në Orikum dhe Dukat, banorët kërkojnë ndërhyrjen e policisë

Lapsi.al 6 October 2026

Vjedhje banesash e biznesesh në Orikum dhe Dukat, banorët

Banorët e Orikumit dhe Dukatit denoncojnë se prej ditësh banesat dhe bizneset e tyre po bëhen objekt i grabitjeve, ndërsa autorët veprojnë të maskuar dhe kryesisht në orët e natës. Një nga rastet më të rënda është shënuar më 16 shtator në Dukat, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë, ndërsa brenda ndodheshin banorë, duke marrë sende me vlerë dhe më pas edhe një automjet.

Më 1 tetor, një tjetër rast është raportuar në Orikum, ku autorët kanë hyrë dhe kanë vjedhur një dyqan cigaresh. Ndërkohë, banorët flasin edhe për raste të tjera vjedhjesh më të vogla në Dukat.

Denoncime për vjedhje banesash kanë mbërritur edhe nga fshati Kaninë, por për këto raste ende nuk ka të dhëna të plota se sa banesa janë prekur apo çfarë është marrë. Banorët thonë se prej gati 10 ditësh një grup personash po lëviz në zonë dhe po kryen vjedhje të banesave dhe bizneseve.

“Jemi të terrorizuar. I kemi denoncuar rastet në polici, por vjedhjet vazhdojnë”, shprehen banorët.

Sipas tyre, autorët përfitojnë edhe nga ndërprerjet e energjisë elektrike, duke vepruar në errësirë dhe duke hyrë në banesa apo biznese pa u vënë re. Nga vjedhjet, banorët thonë se nuk kursehet asgjë, elektroshtëpiake, ushqime, vegla pune, para, bagëti edhe automjete.

Pamjet e kamerave të sigurisë, sipas banorëve, kanë fiksuar persona të maskuar, ndërsa materialet filmike i janë vënë në dispozicion policisë. Frika më e madhe e banorëve nuk lidhet vetëm me dëmet materiale. Ata thonë se i tremben një përballjeje të drejtpërdrejtë me autorët, veçanërisht pasi në disa raste në banesa ka pasur njerëz.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI