Të enjten e 8 tetorit do të hidhet në votim drafti i njëanshëm i partisë socialiste për reformën territoriale që parasheh shkrirjen e 15 bashkive pavarësisht kundërshtimeve të opozitës por dhe të komuniteve që preken nga reforma.
Harta e re territoriale do të ketë vetëm 46 njësi vendore nga 61 që janë aktualisht. Ndërsa 15 bashki do të bashkohen me bashkitë më të mëdha fqinje.
Pr/ligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” pritet të jetë pika e shtatë e rendit të ditës, sipas urdhrit të nr.60, datë 6.10.2026, i Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.
Drafti u miratua dje në parim në komisionin e ligjeve me pavarisht protestave e kundërshtive të forta nga opozita dhe qytetarët.
Deputetët e opozitës deklarojnë se reforma i shërben Edi Ramës për qëllime elektorale, dhe i përqëndron bashkitë në duart e tij dhe ka bërë thirrje për protesta për të mos e lejuar votimin e këtij drafti.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje dje demokratëve dhe gjithë shqiptarëve të dalin masivisht në protestë më 8 tetor, ora 10:00, përpara Parlamentit për të kundërshtuar reformën e re territoriale. Berisha u drejtoi thirrje edhe bizneseve të mbështesin me të gjitha mundësitë këtë protestë, që, siç theksoi ai, do të jetë pa logo e ngjyra politike.
Për të miratuar reformën territoriale, duhet një shumicë e cilësuar prej 84 votash në parlament, dhe në PS, ka deputetë që paralajmëruan votën kundër, ndaj draftit të pritur me protesta. 2 prej tyre,të cilët kanë votuar dje kundër në mbledhjen e grupit të PS, kanë qenë Erion Braçe e Vullnet Sinaj, të cilët janë shprehur se reforma e re largon qyterarët nga shërbimet.
Pritet votimi të enjten për hartën e re territoriale me 46 bashki.
© SYRI.net
'Jam tërhequr nga gara' - Sejdiu konfirmon edhe një herë pasi Kurti ia përmendi emrin në konferencë
‘Zgjidhje apo zgjedhje’/ Kurti: E votojmë ndryshimin e ligjit, nëse PDK siguron gjysmën e deputetëve në Parlament
Kriza politike në Kosovë/ Bytyçi: Është e padiskutueshme që përparësi ka zgjedhja e presidentit