Prej disa ditësh, flakët vijojnë të përhapen në fushën e mbetjeve ku depozitohen mbetjet urbane nga Bashkia Bulqizë dhe ajo e Klosit, mbi fshatin Plan i Bardhë.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka rezultuar e vështirë dhe nuk ka mundur të shuajë plotësisht vatrat e zjarrit. Mbetjet e grumbulluara ndër vite vijojnë të digjen ngadalë në thellësi, duke e bërë shuarjen e plotë të zjarrit një proces të vështirë.
Por shqetësimi kryesor mbetet ndotja e ajrit, veçanërisht për shkak të djegies së mbetjeve plastike dhe materialeve të tjera, nga e cila çlirohen tymra dhe substanca ndotëse. Tymi i dendur është kthyer në problem për banorët e fshatit Plan i Bardhë, ndërsa vështirëson edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Qafë Bual-Martanesh.
Për shkak të zjarrit të vazhdueshëm, herë pas here flakët kanë depërtuar edhe në sipërfaqet me dushqe vatrat janë mbajtur nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.
