Kos: Koha për një bashkim më të madh, kjo kërkon realizëm dhe pragmatizëm
Komisioni Evropian ka prezantuar këtë të martë një propozim të re gjithëpërfshirëse për zgjerimin e Bashkimit Evropian, e cila sjell ndryshime në procesin e pranimit dhe të qeverisjes brenda Unionit.
Komisioni paraqiti propozim gjithëpërfshirës që përfshin “masa mbrojtëse” institucionale që mund t’u heqin shteteve të reja anëtare të drejtën e votës deri në 15 vjet pasi ato të anëtarësohen në BE.
Masa e propozuar synon të shmangë që ndryshimi i regjimit në një vend të ri të BE-së të prishë procesin e vendimmarrjes së BE-së dhe shoqërohet me sugjerime të reja se si t’i afrojmë vendet kandidate me Unionin.
Gjatë prezantimit, Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, theksoi rëndësinë e shmangies së situatave ku ndryshimet e regjimit në vendet e reja mund të paralizojnë ose prishin procesin e vendimmarrjes së BE-së, duke iu referuar hapur sfidave të kaluara të Unionit.
“U kritikova shumë kur përmenda për herë të parë se nuk dua të shoh kuaj të rinj të Trojës në Bashkimin Evropian. Kjo ishte ende para zgjedhjeve në Hungari. Sot nuk mund të them më shumë Viktor Orban”, tha Kos.
Kos gjithashtu theksoi se ka ardhur koha për më shumë bashkim dhe që kërkohe realizëm e pragmatizëm.
“Së bashku me shtetet anëtare, kemi bërë më shumë përparim në procesin e zgjerimit gjatë dy viteve të fundit sesa në dy dekadat e kaluara. Tani është koha për t’u përgatitur për një Bashkim më të madh. Kjo kërkon realizëm dhe pragmatizëm. Pikërisht këtë sjell komunikata që publikuam sot: një vlerësim konkret të ndikimit të zgjerimit në Bashkimin tonë dhe veprime operacionale për të orientuar hapat tanë të ardhshëm”, tha ajo.
Rusia mohon vdekjen e studiueses nga murtaja, por vendos në karantinë qindra persona pa dhënë shpjegime
Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian, akuzohet për sulme kibernetike në favor të Teheranit
Anëtarët e rinj të BE-së përballen me një periudhë prove 15-vjeçare pas anëtarësimit në bllok
- 16:48 Rusia mohon vdekjen e studiueses nga murtaja, por vendos në karantinë qindra persona pa dhënë shpjegime
- 16:46 Strategjia e re e Komisionit Evropian, plani i plotë për zgjerimin dhe reformat e BE-së! Përfshihet dhe Shqipëria
- 16:43 Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për president
- 16:40 Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian, akuzohet për sulme kibernetike në favor të Teheranit
- 16:28 Anëtarët e rinj të BE-së përballen me një periudhë prove 15-vjeçare pas anëtarësimit në bllok
- 16:28 Michael Douglas flet hapur për jetën e tij, përfshirë lidhjet jashtëmartesore, drogën dhe përballjen me kancerin