Avokatët që mbrojnë klientët e tyre në Gjykatën e Posaçme janë vendosur përballë dy zgjedhjeve. Ose të paraqiten në seancë dhe të sfidojnë vendimin kolegjial të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot, ose të refuzojnë pjesëmarrjen dhe të përballen me gjoba të majme nga Gjykata. Në rast se sfidohet vendimi kolegjial i Dhomës së Avokatisë, avokatët rrezikojnë të humbasin deri edhe licencën e profesionit të tyre, në rast bojkoti gjobiten me 50 mijë lekë nga Gjykata e Posaçme.