‘PS e ka treguar se s’bën zgjedhje’, Abilekaj: Mazhoranca s’përfaqëson shumicën, korrupsioni vijon…

16:57, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për gazetarin dhe analiston Enton Abilekaj, nëse reforma territoriale e 2015 solli më shumë varfëri dhe mungesë shërbimesh, ‘Territorialja’ e 2026 do të jetë më keq për qyetarët që preken nga shkrirja e bashkive.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Abilekaj tha se reforma e sivjetshme mund të largojë akoma më shumë institucionin shtetëror ndaj tyre.

Sipas Abilekajt, nëse reforma e re territorial nuk shoqërohet me konsensusin e qytetarëve, atëherë është e destinuar të jetë një hartë elektorale në favor të mazhoracnës socialiste, duke ditur që kjo e fundit e ka treguar se nuk bën zgjedhje.

Analisti theksoi gjithashtu se parlamenti nuk përfaqëson më popullin, sikurse kjo mazhorancë, ndaj sipas tij edhe qytetarët u dyndën në shesh nga maji, duke treguar se ky palrlament nuk përfaqëson shumicën.

Territorialja prek disa bashki. Është vështirë të thuhet nëse prekja e qytetarëve është e tillë sa të mos duhet ta pranojnë. Dalja në protetë për bashkinë, më duket keqkuptim, më shumë se sa një lëvizje e bazuar mbi fakte. Lidhet me faktin e injorimit të tyre. Pas reformës të 2015, qëndrimi i pushtetit vendor ndaj qytetarëve u ftoh, shteti u largua, s’e ndjejnë më të afërt e të zgjidhin problemiet e tyre dhe për këtë fajësojnë territorialen. Ky shqetësim është ai që i nxjerr aty. Nëse reforma solli varfërim dhe mungesë shërbimesh, kjo reforma tjetër do të jetë më keq. Kjo reformë e re mund ta largojë akoma më shumë iunstucionin shtetëror ndaj tyre.

Sa më e madhe të jetë bashkia aq më të mëdha dë të jenë shërbimet. Investimet dhe studimet mud t’i bëjë një bashki më e madhe. Kemi një qeverisje që, që kur erdhi si një forcë e majtë, operoi si një forcë e djathtë. Harroi të merrej me qytetarët dhe u mor me biznesmenët. Vëmendja e shtetit ndaj blegtorëve ishte zero, qytetat e vogla janë pakësuar, burimet po ashtu. Këto krijonin idenë se fajin e ka kjo reformë dhe po bëhej në padijeni të plotë të qytetarëve që preken,

Ajo e 2015 ishte një reformë hartë elektorale. Duhet të kishte një reformë konsenusale në parlament dhe me qytetarët. Kjo reformë që është, pa u shoqëruar me konsensusin e qytetarëve, mendoj se si reformë do shkojë drejt dështimit. Sa më të mëdha bashkitë e shërbimet, aq më pavarësi merr nga pushteti qendror. Është një qeveri që s’bën zgjedhje, hartën elektorale bëjë si të duash. Problemi kryesor është ajo që reflekton protesta tjetër, që parlamenti s’përfaqëson më popullin, si dhe kjo mazhorancë. Është protestë që lindi në maj të këtij viti dhe deri në korrik na tregoi se përfaqëson shumicën e shqipëtarëve. Problemet janë aty, dhe Rama këmbëngul që do bëjë Zvërcnecin, korrupsioni është aty. Protesta përfaqëson ende shumicën e shqiptarëve dhe nevojën për ndryshim të parlamentit e klasës politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco