Sulmi me thikë në një shkollë në Turqi, humb jetën një nxënëse

6 Tetor 2026 | 17:10

Një nxënëse ka humbur jetën pas sulmit të regjistruar këtë të martë në një shkollë të mesme në Turqi. Viktima mësohet se u plagos rëndë kur një vajzë 15-vjeçare hyri në shkollë të martën në mëngjes dhe e sulmoi atë dhe shtatë persona të tjerë.

Sulmi ndodhi rreth orës 08:40 në një shkollë të mesme në lagjen Basaksehir, në veriperëndim të Stambollit. Sipas Ministrisë së Brendshme Turke, u plagosën gjithsej tetë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeç.

Njëra nga nxënëset, e cila ishte shtruar në spital në gjendje kritike, ndërroi jetë nga plagët e marra pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Policia arrestoi një vajzë 15-vjeçare, një nxënëse në vitin e parë të shkollës së mesme në një shkollë tjetër në zonë, si të dyshuar për sulmin.

Guvernatori i Stambollit, Davutoglu, tha se 15-vjeçarja jeton në të njëjtën lagje dhe arriti të hynte në shkollë e veshur me uniformë shkolle. Autoritetet po hetojnë motivet e 15-vjeçares dhe rrethanat në të cilat ajo arriti të hynte në shkollë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina përgatitet për një sulm të ri masiv rus, Zelensky njofton masa urgjente kundërvepruese

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se vendi po përgatitet për një sulm të ri të mundshëm masiv rus. Pas një takimi me përfaqësues të qeverisë,...
17:15 | 06/10/2026

Tre iranianë në gjyq në Britani, akuzohen për spiunazh ndaj gazetarëve

Prokurorët britanikë kanë deklaruar se tre iranianë spiunuan gazetarë disidentë me bazë në Britani në emër të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Iranit me...
17:02 | 06/10/2026

Suedia dërgon sistemet raketore Patriot dhe trupa ushtarake në Poloni për të mbrojtur nyjën logjistike të NATO-s

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij do të vendosë sisteme mbrojtëse nga raketat Patriot në Poloni për të ndihmuar në mbrojtjen e...
17:02 | 06/10/2026