Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisioneres Marta Kos mbi përgatitjen e Bashkimit Evropian për zgjerimin me anëtarë të rinj.
Në një reagim në platformën ‘X’, ministri Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar reformat dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare dhe Komisionin Evropian për një udhërrëfyes ambicioz, por realist drejt anëtarësimit.
“Shqipëria është gati. Jo vetëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por edhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së tij”, u shpreh ai.
Hoxha theksoi se zgjerimi kërkon përgatitjen e të dyja palëve, si të vendeve që synojnë anëtarësimin, ashtu edhe të vetë Bashkimit Evropian.
“Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me gatishmërinë e vendeve kandidate për t’u anëtarësuar. Ai ka të bëjë po aq edhe me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’i mirëpritur ato”, deklaroi ministri.
Sipas tij, për Shqipërinë, zgjerimi është një projekt strategjik i përbashkët, i cili forcon demokracinë dhe përmirëson jetën e qytetarëve shqiptarë, ndërsa kontribuon edhe në sigurinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës.
Në këtë kuadër, ministri rikonfirmoi angazhimin për përmbushjen e reformave dhe mbështetjen për integrimin gradual, përmes hapave konkretë dhe me ndikim.
Duke e parë zgjerimin si pjesë thelbësore të historisë dhe të së ardhmes së Evropës, Hoxha nënvizoi se ky proces e bën kontinentin më të fortë dhe më të bashkuar.
“Për një Evropë më të fortë në shtëpi. Një Evropë më të fortë në botë”, përfundoi reagimin e tij ministri Hoxha.
Lajmi kryesor:
Qeveria përshëndet planin e ri të BE për zgjerimin: Shqipëria konfirmohet si lider në procesin e integrimit, përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit
-
Or zoteri i nderuar momentalisht haroni anetaresimin se nuk dote ndodhi derisa Veto eshte ne fuqi nuk dote ndodhi pse keni 5 kundershtare te fshehur edhe se keni lidhje dipllomatike keta dote votojn kunder a e dini si thote Ateizmi pa ta pare syri mos beso.
Përgjigju-
Vetoja eshte hequr a e lexove mor iuruar Igor ? Shqiperia do te antaresohet por berishistet duan rumpall prandaj komentoni pa llogjik .lexo se ne fund te Tetorit do te jepen vleresimet .Perpara Shqiperia 2030 me besim te plote per punen e pa lodhur te qeveris Rama 4, prandaj do te mari dhe qeverin 5
-











Komente
Komento