Familja e Fatmirës dhe Ervinit është zgjeruar me ardhjen në jetë të Zeidit, i cili ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Çifti ka tashmë tetë vajza dhe tre djem. Për Fatmirën, materniteti është tashmë i njohur, pasi edhe lindjet e mëparshme i ka kryer aty.
Ajo tregon se jeta me një familje kaq të madhe nuk është barrë për të, por një burim gëzimi. Në shtëpinë e tyre, thotë Fatmira, ka gjithmonë lëvizje, zëra dhe shumë dashuri. Historia e kësaj familjeje vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë.
“Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë, unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”, shprehet Fatmira.
