LIVE UPDATES
Politike

KE miraton paketën e zgjerimit/ Çfarë ndryshon për Shqipërinë, a u lehtësua procesi?

Dosja.al, sjell mëposhtë të gjitha ndryshimet që priten të ndodhin në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE. 

6 Tetor 2026, 17:06 Nga I.A
KE miraton paketën e zgjerimit/ Çfarë ndryshon për
Marta Kos

STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zgjerimin e ardhshëm. Në lidhje me këtë janë propozuar ndryshime në mënyrën e funksionimit të Unionit, rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen dhe një integrim gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Kjo paketë e cila fillimisht ishte paralajmëruar nga presidentja Ursula von der Leyen dhe e kërkuar nga Këshilli Europian, synon të përshtatë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së me një Union më të madh. Kjo duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës.

Komisioni propozon përdorimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar në disa fusha ku traktatet e lejojnë, në vend të unanimitetit. Sipas propozimit, kjo mund të zbatohet, për sanksionet, luftën kundër mashtrimit fiskal, masat fiskale në politikën energjetike dhe për vendimet ndërmjetëse gjatë negociatave të anëtarësimit. Kjo me synimin për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efektiv. Një tjetër element i paketës janë garanci më të forta për vendet që do të anëtarësohen. Traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përfshijnë mekanizma të rinj që lejojnë masa nëse një shtet shkel angazhimet e marra gjatë negociatave, përfshirë në raste të rënda edhe pezullimin e të drejtës së votës në Këshill.

Komisioni propozon gjithashtu zgjerimin e procesit të integrimit gradual, duke u dhënë vendeve kandidate mundësinë të marrin pjesë më herët në politika të caktuara të Bashkimit Europian. Kjo në sektorë si energjia, transporti, tregu digjital dhe mbrojtja, nëse plotësojnë kushtet përkatëse. Në paketë theksohet se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar i BE-së për periudhën 2028-2034 mund të përballojë pranimin e anëtarëve të rinj. Për Ukrainën parashikohen rregullime të veçanta për shkak të madhësisë dhe sektorit të saj bujqësor.

Komisioni njofton se në paketën e zgjerimit për vitin 2026 do të paraqesë "roadmap"-e orientuese për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, nëse këto vende vazhdojnë reformat. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se zgjerimi është në interes të vetë Bashkimit Europian. Në konferencën për shtyp, ajo tha se zgjerimi është një investim afatgjatë për paqen dhe prosperitetin e Europës. 

Dosja.al, sjell mëposhtë të gjitha ndryshimet që priten të ndodhin në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE. 

Kufizimi i vetos për vendet kandidate

Një prej ndryshimeve që mund të ketë ndikimin më të drejtpërdrejtë për Shqipërinë është kufizimi i vetos gjatë fazave të negociatave. Komisioni propozon përdorimin e shumicës së cilësuar për disa vendime të ndërmjetme, përfshirë faza të hapjes së negociatave, në mënyrë që një shtet i vetëm të mos jetë në gjendje të bllokojë gjithë procesin.

Përvoja në Ballkan ka treguar se ky është një problem konkret. Maqedonia e Veriut mbeti për vite e bllokuar fillimisht nga Greqia dhe më pas nga Bullgaria, ndërsa mosmarrëveshjet dypalëshe janë kthyer shpesh në instrument vetoje brenda procesit të zgjerimit.

15 vjet provë për një anëtar në BE

Për të qenë sa më bindës me kryeqytetet europiane, Brukseli po propozon një tjetër risi, një lloj periudhe prove 15-vjeçare për anëtarët e ardhshëm. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e quajti atë një “policë sigurimi” për Bashkimin Europian.

“Duhet të jemi të sigurt që, pasi të anëtarësohen, ata të mos bien më kurrë poshtë këtyre standardeve. Këtë e kemi mësuar nga përvojat e së kaluarës. Ka të bëjë me mbrojtjen tonë”, tha Kos.

Sipas skemës së propozuar, në raste veçanërisht të rënda të shkeljes së vlerave europiane ose të parimit të “bashkëpunimit të sinqertë”, një anëtari të ri mund t’i pezullohen të drejtat e votës në Këshillin e BE-së. Mekanizmi do të mund të përdorej për 15 vjet pas anëtarësimit. Mund të ndërpriten ose kufizohen gjithashtu fondet europiane, ndërsa në fusha të caktuara masa mbrojtëse mund të qëndrojnë edhe më gjatë.

Ne nuk po ndryshojmë të drejtat e votës. Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim. Vendet nuk duhet të shqetësohen, përveçse nëse diçka shkon seriozisht keq”, tha një zyrtar i lartë i Komisionit.

Integrimi gradual

Shqipëria nuk do të duhet domosdoshmërisht të presë ditën kur flamuri shqiptar të vendoset mes flamujve të shteteve anëtare për të marrë një pjesë të përfitimeve të BE-së. Komisioni kërkon që kandidatët të integrohen gradualisht në tregun e përbashkët, programet kërkimore, energjinë, transportin, politikat digjitale, sigurinë dhe fusha të tjera.

“Integrimi gradual nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë; ai është përshpejtuesi i zgjerimit”, ka shpjeguar komisionerja Marta Kos.

Deri tani modeli ishte kryesisht: reforma, negociata të gjata, anëtarësim dhe më pas përfitime. Modeli i ri synon një proces më gradual: reforma, përfitime konkrete, integrim më i thellë, reforma të tjera dhe në fund anëtarësim.

Industria ushtarake si kusht për afrimin me BE

Një tjetër fushë ku kandidatët do të afrohen më shpejt me BE-në është mbrojtja. Komisioni kërkon integrimin gradual në programet dhe strukturat europiane të mbrojtjes, përfshirë instrumente si SAFE dhe EDIP. Shqipëria është e avantazhuar politikisht si anëtare e NATO-s dhe është rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në themel të gjithë kësaj është lufta në Ukrainë. Zgjerimi është kthyer në instrument gjeopolitik. BE-ja nuk dëshiron që Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia të qëndrojnë pafundësisht në një zonë gri ku mund të konkurrojnë ndikimi europian, rus, kinez apo aktorë të tjerë./Dosja.al

be ke strasburg

Sondazh

Poll

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...