Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ronaldo Mesuli, fenomeni i ri premtues i folkut shqiptar

    Salla: Po rishikojmë marrëdhëniet tregtare me Brazilin edhe për mishin e derrit

    E bujshme nga Portugalia: Cristiano Ronaldo mund të largohet nga kombëtarja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ronaldo Mesuli, fenomeni i ri premtues i folkut shqiptar
    Lajmet e fundit

    Ronaldo Mesuli, fenomeni i ri premtues i folkut shqiptar

    October 6, 2026
    Ronaldo Mesuli, fenomeni i ri premtues i folkut shqiptar

    Ronaldo! Emrin e futbollistit të madh brazilian e trashëguan në Shqipëri me qindra të rinj që u lindën në fund të viteve 90’ ose fillim vitet e mijëvjeçarit të dytë. Një nga trashëguesit e vegjël  të emrit të madh të futbollit botëror, të ashtuquajturit “Fenomenit”, është emri i një fenomeni ende të ri por shumë premtues, të artit folklorik shqiptar, Ronaldo Mesulit. Ronaldo përfaqëson me punën e tij artistike një brez të ri i cili jo vetëm po ndjek gjurmët, por po përpiqet të pasurojë punën e lëvruesve të shquar dhe të paharruar të muzikës dhe këngës folkorike shqiptare.

    27-vjeçari i diplomuar për kanto, në Akademinë e Arteve në Tiranë, ka hedhur hapat e parë të ndrojtur në auditoret e klasave të ciklit fillor në fshatin Rrilë të Lezhës, duke u evidentuar më pas në koncertet e teatrit lokal të Lezhës, duke u rritur në sallat e Liceut Artistik në Tiranë, e më pas duke u profesionalizuar e profilizuar artistikisht në sallat e Akademisë së Arteve.

    Arti folklorik në Shqipëri po has një vështirësi të padukshme, vitet e fundit, mungesën e zërave dhe instrumentistëve të rinj kësaj fushe muzikore. Ronaldo, padyshim, me aktivitetin e tij artistik dhe me repertorin e tij që po pasurohet vit pas viti, po mbush një boshllek artistik duke përmbushur edhe një amanet të, jo vetëm të familjes së tij, po edhe të brezave të shkuar që sakrifikuan jo pak, qe me anë të folkut shqiptar mbajtën në këmbë pasurinë shpirtërore, jo vetëm të melosit dhe tabanit tonë, por edhe të vetë identiteti shqiptar.  

    Në gjenezën e familjes Mesuli nga vjen Ronaldoja buron fryma artistike e këngëve folklorike, e cila është trashëguar brez pas brezi. Kjo frymë është pasuruar jo vetëm në dasma dhe në gëzime familjare, por edhe si pjesë e ansamblit “Mirdita”, ku një pjesë e rrethit afërt të familjes së Ronaldos kanë kontribuar me pasion si instrumentistë dhe këngëtarë për me vite me radhë. Kjo frymë e ka shoqëruar Ronaldon në rritjen e tij artistike. Pjesë e këtij rrethi artistik dhe kulturor nga ku Ronaldo është rritur e frymëzuar artistikisht, mbetet edhe kontributi i vyer dhe i paçmuar, i xhaxhait të Ronaldos, i kulturologut, shkrimtarit, publicistit dhe profesorit të disa brezave të zonës së Pukës dhe Mirditës, Mark Mesuli. Padyshim një rol vendimtar ka luajtur edhe babai i Ronaldos, Pjetër Mesuli, i cili me ekzigjencën e tij të pandërprerë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj të birit e ka ndihmuar në hapat e parë të karrierës tashmë të konsoliduar të artistit të ri me origjinë nga Mirdita.    

    Tashmë, Ronaldo Mesuli, i rritur me frymën artistike të folkut shqiptar të ushqyer nga rrethi i tij familjar dhe fisnor po krijon fizionominë dhe profilin e pasur të një artisti të ri shumëdimensional, që jo vetëm premton shumë, por edhe ka barrën jo të lehtë të trashëgojë dhe të pasurojë më tej folkun dhe këngën shqipe.   

    artist shqiptar fenomeni i ri folk shqiptar folklor shqiptar këngë popullore këngë shqip këngë shqiptare këngë të reja këngëtar i ri këngëtar shqiptar kultura shqiptare muzikë folklorike muzikë popullore muzikë shqiptare muzikë tradicionale Ronaldo Mesuli talent i ri talent shqiptar tradita shqiptare zë i ri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ronaldo Mesuli, fenomeni i ri premtues i folkut shqiptar

    October 6, 2026

    Salla: Po rishikojmë marrëdhëniet tregtare me Brazilin edhe për mishin e derrit

    October 6, 2026

    E bujshme nga Portugalia: Cristiano Ronaldo mund të largohet nga kombëtarja

    October 6, 2026

    OpenAI pranon gabimet pas incidentit me sistemet e qeverisë australiane

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.