“NATO myslimane” aktivizon dislokimin e forcave pas sulmeve të Houthi-t ndaj Arabisë Saudite

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 17:42 | Bota

“NATO myslimane” aktivizon dislokimin e forcave pas sulmeve të

Një aleancë ushtarake mes tre vendeve, e cilësuar si “NATO-ja myslimane”, ka aktivizuar angazhimet e saj për mbrojtjen kolektive dhe ka urdhëruar dislokimin e shpejtë të forcave dhe kapaciteteve ushtarake në Arabinë Saudite, në një kohë kur përshkallëzohet përplasja me rebelët Houthi të Jemenit.

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani morën vendimin gjatë një takimi urgjent të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës, të zhvilluar të hënën në Riad, pas një serie sulmesh nga Houthit.

Në një deklaratë të përbashkët, tre vendet dënuan “përpjekjen për të goditur” qytetet e shenjta islame, Mekën dhe Medinën, si dhe sulmet ndaj qyteteve saudite dhe infrastrukturës civile dhe ekonomike.

Grupi vendosi të “kalojë menjëherë në zbatimin praktik të angazhimeve për mbrojtjen kolektive” dhe të marrë masa për të siguruar forcat dhe kapacitetet ushtarake të dakordësuara, si dhe “dislokimin e tyre të shpejtë” në Arabinë Saudite.

Sipas deklaratës, ky vendim synon të rrisë gatishmërinë dhe integrimin ushtarak, si dhe të forcojë “kapacitetin kolektiv të tre vendeve për t’u përballur dhe kundërvënë kërcënimeve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos