Autoritetet greke kontrollojnë kasafortën e Mazonakis, çfarë u zbulua brenda saj

6 Tetor 2026 | 17:47

Kasaforta e këngëtarit grek George Mazonakis u hap nga autoritetet pas vdekjes së tij të papritur. Ajo që ka ‘çuditur’ autoritetet është së kasaforta ishte plotësisht bosh dhe nuk përmbante as para dhe as dokumente.

“Unë kisha thënë se ishte një akt procedural i panevojshëm, por megjithatë ne nuk ishim kundër procedurës që po kryhej për t’i dhënë fund gjithë kësaj absurditeti”, tha avokati i George Mazonakis.

Autoritetet kërkuan hapjen e kasafortës në rast se brenda saj kishte ndonjë shënim të shkruar me dorë që mund të jepte përgjigje ose të hidhte dritë mbi aspekte të panjohura të vdekjes së tij. Në të njëjtën kohë, ata donin të kërkonin çdo dokument mjekësor që mund të rezultonte vendimtar për hetimin.

Kasaforta ishte ndër sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve policore në shtëpinë e këngëtarit të famshëm. Ndër të tjera, u gjetën kompjuteri i tij dhe sende të tjera dixhitale, të cilat u dërguan për analizë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat e dhunshme në Francë, qeveria pezullon mësimin deri të premten

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka folur për trazirat në shkollat ​​e vendit në parlament këtë pasdite. Mësimi do të pezullohet nga nesër në mëngjes...
17:44 | 06/10/2026

Hiqet urdhër-arresti ndaj Carles Puigdemont, mund të rikthehet në Spanjë pas 9 vitesh

Pothuajse nëntë vjet pasi iku në Belgjikë, Carles Puigdemont mund të kthehet në Spanjë pa rrezikun e arrestimit, pasi Gjykata e Lartë ka revokuar urdhër-arrestin...
17:37 | 06/10/2026

Sulmi me thikë në një shkollë në Turqi, humb jetën një nxënëse

Një nxënëse ka humbur jetën pas sulmit të regjistruar këtë të martë në një shkollë të mesme në Turqi. Viktima mësohet se u plagos rëndë...
17:10 | 06/10/2026