Nuk më duhet të vrapoj, jam shumë i pasur” – u ble për 77 milionë euro me pagë 20 milionëshe, por karriera po shkon teposhtë

Fred, ish-futbollisti brazilian, ka rrëfyer një anekdotë për ish-shokun e tij te Fenerbahçe, sulmuesin kolumbian Jhon Duran, duke hedhur dritë mbi mentalitetin e tij dhe ndikimin që patën paratë e mëdha në ecurinë e karrierës së tij.

Gjatë një bisede në podcastin “Charla”, Fred u pyet se cili ishte lojtari më i çuditshëm me të cilin kishte ndarë dhomën e zhveshjes. Përgjigjja e tij ishte Jhon Durán.

Të lidhura

None found

“Duran. Ai djalë nuk interesohet për asgjë”, tha Fred.

Më pas ai kujtoi një situatë nga koha kur që të dy luanin për Fenerbahçen. “Ne i thoshim: ‘Hajde, le të shkojmë të vrapojmë edhe pak’, ndërsa ai thoshte: ‘A e di sa i pasur jam? Nuk kam nevojë të vrapoj’”, rrëfeu braziliani.

Sipas Fredit, paratë ishin temë e shpeshtë në bisedat me sulmuesin kolumbian, sidomos pas kontratës së jashtëzakonshme që ai mori te Al-Nassr.

Duran, i cili dikur shihej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit, u largua nga Aston Villa në vitin 2025, kur Al-Nassr e bleu për 77 milionë euro. Në atë kohë, kolumbiani ishte vetëm 21 vjeç dhe nënshkroi një marrëveshje me pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh, duke u bërë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.

Megjithatë, pas atij transferimi të bujshëm, karriera e Duranit nuk mori drejtimin e pritur. Sulmuesi nuk arriti të siguronte vazhdimësi te Al-Nassr dhe nisi një seri huazimesh, fillimisht te Fenerbahçe, më pas te Zenit dhe aktualisht te Benfica.

Fred tregoi edhe momentin kur Duran po përgatitej të kalonte te Zenit, teksa bënte shaka me të rreth pagës që do të merrte në Rusi. “Sa më shumë, aq më mirë”, ishte përgjigjja e Duranit, sipas rrëfimit të brazilianit.

Gjithsesi, Fred nuk e përshkroi Duranin vetëm në aspekt negativ. Ai theksoi se kolumbiani është person i mirë dhe me zemër të mirë, por sugjeroi se paratë e mëdha ndikuan në mënyrën se si ai e shihte futbollin.

“Ai është një djalë i mirë dhe ka një zemër të mirë. Por kur Al-Nassr i dha atë kontratë të jashtëzakonshme kur ishte te Aston Villa… Ai mund ta kishte blerë të gjithë Kolumbinë me një të vetme”, tha Fred.

Qëndrimi i tij në Arabinë Saudite nuk rezultoi afatgjatë. Pas aventurës te klubi ku luan Cristiano Ronaldo, Duran u huazua te Fenerbahçe, ku u bë shok skuadre me Fredin, dhe më pas kaloi te Zenit.

Aktualisht, 22-vjeçari është pjesë e Benficës në formë huazimi, por edhe në Portugali po has vështirësi për të siguruar një vend në formacionin bazë. Ai kryesisht aktivizohet nga stoli dhe në 12 paraqitje këtë sezon ka shënuar dy gola.

Për shkak të formës jo të mirë në sezonet e fundit, Durán nuk u përfshi as në listën e Kolumbisë për Kupën e Botës.


Shtuar më 6.10.2026 17:48

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişbahsegelHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast