Për gazetarin Juljan Hoxhaj, ajo që po ndodh me skandalin e trafikut të armëve, është vetëm maja e ajsbergut të Titanikut të korrupsionit shqiptar.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Hoxhaj tha se ky skandal tregon përdorimin e pushtetit nga një indidvid i vetëm, i cili ka përdorur të gjitha mekanizmat për të ruajtur pozitat e tij, dhe ky person është kryeministri Edi Rama.
Me informacionit që dispononon, Hoxhaj tregoi se tanimë kjo çështje nuk është më e autoriteteve shqiptare, por i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ndaj SPAK u vu në lëvizje shpejt, duke qenë se nuk është një aferë e rëndomtë korruptive, porse prishje e interesave të kompanive të mëdha që janë të përfshira.
Ne kemi parë majën e ajsbergut, janë maja që rrëzojnë titanikun e korrupsionit, përdorimit të pushtetit nga një individ. Tentakulat e oktapodit, koka e oktapodit, që ka përdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit për të ruajtur pozitat e tij, dhe ai është Edi Rama.
Sot është se çfarë na sjell kjo situatë, deri ku ka shkuar Rama me shitjen e interesave të shtetit shqiptar. Dp të rikthehemi të mërkurën me ketë çështje dhe të tjera. Kjo çështje s’mund të kalojë kaq lehtë, 15 minuta audio-përgjime që në kushte të tjera duhet të kishin rënë disa qeveri në një muaj.
Ka të dhëna që kjo çështje s’është më e autoriteteve shqiptare, i kalon kujifjë e Shqipërisë, një nga arsyet veeprimeve të shpejta të SPAK, është një lloj mbështetje nga rrethana të tjera. Duhet të ketë faktorë të tjerë nxitës që janë të interesuar se ku ka arritur kjo histori. S’bëhet fjalë për një aferë të rëndomtë korprutive, kemi të bëjmë me prishje të interesave të kompanive të mëdha.
© SYRI.net
VIDEO-Skandali ‘Timak’/ Lika: Morën nga 9 milionë euro dhe nuk prodhuan asgjë, tani u hiqen edhe taksat
'Jo vetëm trafik armësh' - Shehaj paralajmëron: Me pushtetin e Ramës, Ron Yeffet lidhi shume fije merimange në Shqipëri
SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes u heq taksat e armëve Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës